Një 19-vjeçare qëllohet për vdekje pranë shtëpisë për shkak të veshjes dhe mentalitetit të saj

by admin
Spread the love

Një vajzë 19-vjeçare, e cila i shmangej stilit të jetesës tradicionale beduinë, vendosi të punonte në një biznes lokal, të studionte dhe të vishte rroba perëndimore. Por kjo gjë u bë dhe shkaku i vdekjes së saj.

Dima Bushnak e cila nuk donte të ishte si gratë e tjera në fshatin e saj, që punonin kryesisht në bujqësi, u qëllua për vdekje afër shtëpisë së saj.

Të dielën pak para mesnatës, pamjet e kamerave të sigurisë treguan Dimën duke u përpjekur t’i shpëtonte vrasësit të saj. Nga frika dhe paniku ajo përplasi makinën në disa kangjella ndërsa një burrë me pistoletë vrapon drejt saj.

Ai e gjuan nga dritarja e makinës vajzën dhe largohet, por ndalon në mes të rrugës, kthehet prapë tek makina dhe i qëllon sërish me armë. Ngjarja ndodhi afër fshatit beduin të Sallama, në Galile, Izraeli verior.

Dima u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike, ku më vonë u shpall e vdekur.

Ajo dhe familja e saj kishin marrë më parë kërcënime me vdekje për zgjedhjen e stilit të jetesës, thanë anëtarët e familjes për mediat lokale.

Makina e nënës së saj ishte djegur, por policia nuk ishte në gjendje të zbulonte se kush e kishte bërë atë.

Një anëtar i familjes së paidentifikuar tha për mediat lokale: Vetëm sepse Dima donte të ecte përpara në jetë, disa njerëz filluan ta kërcënonin, e më pas t’i merrnin jetën. Nuk ishin dakort që ajo të punonte apo studionte.

Policia nuk tha nëse ka ndonjë të dyshuar apo se cili mund të ketë qenë motivi i vrasjes.

Vrasja e Dima është bërë vrasja e 78-të e dhunshme në komunitetin arab këtë vit, një rritje e konsiderueshme nga 30 rastet e raportuara në këtë kohë të vitit të kaluar, siç raportohet nga mbikëqyrësi kundër dhunës i Iniciativave Abraham.

 


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like