Nisin negociatat me Bechtel – Enka për korridorin 8 dhe 10D – Shqip

by admin
Spread the love

GRUBI: INVESTIMI KAPITAL DO TË KONTRIBUOJË NË MODERNIZIMIN E INFRASRUKTURËS RRUGORE

Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi, i shoqëruar nga ministri i Financave Fatmir Besimi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski si dhe drejtori i Ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e konzorciumit ndërkombëtar “Bechtel dhe Enka” si dhe kompanisë që do të mbikëqyr procesin e ndërtimit të këtij projekti, IRD.

Takimi i sotëm midis përfaqësuesve të Qeverisë së RMV-së dhe konzorciumit ndërkombëtar “Bechtel dhe Enka” si dhe mbikqyrësit të projektit – kompanisë IRD,  vjen pas mbledhjes së Komitetit për negociata për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10 D dhe Vendimit të Qeverisë me të cilin e ka obliguar Komitetin për negociata për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, e cila njëkohësisht është edhe konsulent ligjor i Qeverisë për negocimin e kontratës – ka shkruar në Facebook, Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi.

Qeveria, sipas tij,  javën e kaluar miratoi konkluzionin e propozuar nga Komiteti për negociata, se janë plotësuar të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave dhe formimin e grupeve të punës mes Bechtel Enka dhe IRD, negociata të cilat do të zgjasin 21 ditë.

Realizimi i këtij investimi kapital do të kontribuojë në modernizimin e infrastrukturës rrugore, e cila në të ardhmen do të mundësojë zhvillim shtesë të shërbimeve, kushte më të mira për zhvillimin e biznesit, por edhe kushte të sigurta për lëvizjen e njerëzve – shkruan Grubi në FB. /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like