Nisën krisjet e para në “Big Brother VIP”? Fifi ironizon këta banorë dhe shkak u bë lista e ushqimeve

by admin
Spread the love

Duket se brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri ushqimi do të jetë një temë mjaft delikate. Pasi është bërë lista e ushqimeve të nevojshme për ditët në vazhdim, këngëtarja shqiptare, tanimë edhe konkurrente në “Big Vrother”, Fifi ka mbetur e pakënaqur me këtë listë. Ajo është shprehur se asnjë nga banorët nuk e ka pyetur për çfarë ka nevojë dhe lista është bërë kur ajo nuk ka qenë aty, pasi sipas saj aty ka ushqime të cilat nuk i konsumon.

Ndër të tjera ajo ka ironizuar modelen, Beniada Nishani dhe Ilir Shaqirin duke thënë se lista nuk mund të bëhet nga një njeri që është tërë kohën në gjumë.

“Ky që çohet edhe bën listën e ushqimit pa qenë asnjë aty. Ku e di ai se çfarë më hahet mua. Ai dhe ajo Beniada është në gjumë tërë kohën”, ka thënë ndër të tjera Fifi. Kujojmë se 14 personazhe të njohur nga sfera të ndryshme të showbiz-it hynë në “BBV” për të qëndruar për 100 ditë me radhë.

You may also like