Nisen dy kamionë me ndihma nga Maqedonia e Veriut për të prekurit nga tërmeti në Turqi

by admin
Spread the love





Nga Shkupi janë nisur 2 kamionë me ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Ambasadori turk Hasan Mehmet Sekizkök dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti, mbajtën një konferencë për media, ku dhanë shpjegime për misionin e ndihmës.

Sekizkök tha se po bëhet pjesë e angazhimeve bashkë me institucionet dhe popullin e Maqedonisë së Veriut për të ofruar ndihmë. Ai bërë të ditur se 2 kamionë i janë dorëzuar Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Gaziantep.

“Deri sot nën koordinimin e Ambasadës sonë me mbështetjen e organizatave të ndryshme joqeveritare, kompanive dhe vëllezërve tanë në këtë vend për të prekurit nga tërmeti në Türkiye janë mbledhur 850 tonë ushqime, 53 tonë veshje, 27 tonë materiale higjienike, 34.360 ​​batanije, 186 ngrohës, 37 tenda dhe 18 gjeneratorë”, tha Sekizkök.

Ndërsa, sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti, informoi se deri më tani janë mbledhur rreth 25.1 milionë denarë në para të gatshme.







Artikulli paraprakSërish tërmet në Turqi
Artikulli tjetërCilët nga vipat shqiptarë duken më të dashuruar këtë Shën Valentin?!




You may also like