Nis protesta e PD në Elbasan, qytetari: Pjesëmarrje e vogël se s’ka më njerëz, kanë marrë rrugën e kurbetit

by admin
Spread the love

Dhjetra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Partisë Demokratike për të protestuar për çmimet e larta të ushqimeve dhe naftës në qytetin e Elbasanit.

Në shenjë proteste, një grup shoferësh kanë vendosur të fikin makinat në bulevardin përgjatë kalasë së qytetit, ku edhe janë grumbulluar protestuesit.

Ata janë shprehur për mediat se situata ekonomike në vend është rënduar, ndërsa shqetësim mbetet largimi masiv i të rinjve nga vendi.

“Jetesa është bërë e vështirë, përditë të rinjtë ikin. Ikin se s’ka të ardhme këtu. Ky vend ka marrë fund.

Edhe në protestë po t’i shohësh shumica janë mosha e tretë dhe pjesëmarrja është e vogël se s’ka më njerëz, nuk ka kush vjen. Kanë marrë rrugën e kurbetit”, është shprehur një prej protestuesve.

You may also like