Nis procesi zgjedhor: Mungon Shakohoxha, me sa vota shpallet fituesi i kreut të FSHF-së?

by admin
Spread the love

Ka filluar në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit votimi për presidentin e ardhshëm të FSHF-së si dhe anëtarët e ardhshëm të Komitetit Ekzekutiv.

16 klube anëtarë kanë propozuar Armando Dukën, 6 anëtarë Dritan Shakohoxhën, ndërsa 5 të tjerë kandidatin Starova. Kandidati Shakohoxha nuk ka qenë prezent në votim.

Nga 55 delegatë, prezent në votim kanë qenë 41 përfaqësues.

Kandidati fitues duhet të marrë 2/3 e votave në raundin e parë (29 vota) që të shpallet fitues. Nëse ky numër nuk arrihet në raundin e dytë konkurojnë 2 kandidatët me më shumë vota dhe fitues shpallet ai që merr më shumë vota.

Nëse edhe pas këtij raundi nuk ka fitues, e njëjta gjë vlen edhe për raundin e tretë. / Oversport.tv

You may also like