Nis numërimi mbrapsht për armëpushimin në Sudan, rinisin sulmet vdekjeprurëse

by admin
Spread the love

Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për përfundimin e armëpushimit në Sudan, i cili nuk u zbatua plotësisht nga palët që janë në konflikt.

Rrugët janë mbushur me persona që duan të largohen, por nga ana tjetër ushtria sudaneze ka vijuar me sulmet në Khartoum, kundrejt paraushtarakëve.

Luftimet tashmë janë përhapur edhe në zonën e Darfur, aty ku e gjithë vendi u mbush me shtëllunga tymi të zi.

Betejat vazhduan pavarësisht një armëpushimi tre-ditor, të ndërmjetësuar nga SHBA, që hyri në fuqi të martën. Avionët patrulluan qiellin mbi periferitë veriore të kryeqytetit dhe luftëtarët në terren shkëmbyen zjarr me artileri dhe armë të vogla.

Situata e vështirë në kryeqytetin e Sudanit kanë hyrë në javën e dytë, ndërsa qindra persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga luftimet mes forcave të dy gjeneralëve rivalë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri real i viktimave besohet se është më i lartë, pasi shumë të plagosur nuk kanë kujdes në spitale.

Në Kartum, qytet prej 5 milionë banorësh, luftimet kanë bërë që civilët të strehohen brenda shtëpive të tyre ose të largohen masivisht. Me ndihmën e OBSH-së ata po braktisin vendin e tyre për t’i shpëtuar sulmeve, të cilat janë përshkallëzuar gjithmonë e më shumë.

Superfuqitë botërore kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë situatë dhe menjëherë kanë evakuuar shtetasit e tyre nga Sudani. Mendohej që armëpushimi do të ishte një shtysë për të arritur paqen, por deri më tani asnjëra nga palët nuk është tërhequr.


Top Channel

You may also like