Nis me Lazion dhe përfundon me Juventusin, 6 duele interesante të Serie A sot në Oversport

by admin
Spread the love

Do të luhen sot 6 sfida të Serie A në kuadër të javës së tetë. Të gjitha këto sfida do të keni mundësi t’i ndiqni live dhe ekskluzivisht në ekranin e Oversport. Do të jetë një ditë e pasur me evente sot, ku ndeshjet startojnë që prej orës 12:30.

Në këtë orë do të zbresin në fushë Lazio dhe Spezia. Kryeqytetasit kërkojnë me ngulm fitoren dhe në rast se arrijnë tre pikët do të barazonin në pikë Milanin i cili fitoi ditën e djeshme. Nga ana tjetër Spezia kërkon të surprizojë ekipin e Sarrit.

Në orën 15:00 do të luhen tre sfida të tjera paralelisht. Sassuolo-Salernitana do të hyjë në histori në këtë orë, pasi për herë të parë do të drejtohet nga një gjyqtare femër. Ky është precedenti i parë në historinë e Serie A.

Po në të njëjtin orar do të zhvillohen gjithashtu edhe sfidat Lecce-Cremonese dhe Sampdoria-Monza.

Një tjetër duel interesant ditën e sotme është ai midis Atalantës dhe Fiorentinës. Bergamaskët kanë bërë një start fantastik të sezonit dhe kundër Fiorentinës kërkojnë me çdo kusht fitoren e cila do t’i çonte në vend të parë me pikë të barabarta me Napolin. Nga ana tjetër Fiorentina ka zhgënjyer në këtë start sezoni dhe një fitore ndaj Atalantës do të sillte entuziazëm në ekip.

Dita sot mbyllet me Juventus-Bologna. Zhgënjimet e shumta në javët e para të Serie A, kanë krijuar shumë paqartësi në kampin e bardhezinjve. Sot në Torino kërkohet me ngulm të reagohet dhe përballë Bolognas objektivi është i qartë, vetëm fitorja. Bologna megjithatë, kërkon të përfitojë nga situata e Juventusit dhe do të provojë të thellojë më shumë problemet e “Zonjës së Vjetër”. /oversport.tv

You may also like