Nis me derbi shqiptarësh dhe mbyllet me finale, duelet e Serie A në Oversport

by admin
Spread the love

Pas Interit dhe Juventusit, Oversport përmes platformës Tibo sjell tre duele të tjera të Serie A të vlefshme për javën e 36-të. Gjithçka nis me një derbi shqiptarësh, në orën 15:00, pasi Torino-përballet me Napolin.

Ivan Juric pritet t’ia besojë sërish portën Etrit Berishës, ndërkohë që edhe Vojdoda do të jetë titullar, sikurse Amir Rrahmani në skuadrën e Luciano Spalleti. Për Torinon ky është një duel prestigji, pasi të dyja ekipet nuk kanë objektiva të mbetura në Serie A.

Torino-Napoli, formacionet e mundshme | Sportmediaset

E njëjtë situata edhe për Sassuolon dhe Udinesen, që përballen sot prej orës 18:00. Vendasit i kanë humbur tre ndeshjet e fundit dhe do kërkojnë të reagojnë dhe të qëndrojnë mbi skuadrën nga Friuli në klasifikim.

Sassuolo-Udinese, formacionet e mundshme | Sportmediaset

Ndryshe situata për Lazion dhe Sampdorian, që zbresin në fushë prej orës 20:45. Skuadra e Maurizio Sarri do tre pikët për të garantuar një vend në kupat e Europës, kurse nga ana tjetër ekipi i Giampaolodo pikë të arta për qëndrimin në Serie A. / oversport.tv

Lazio-Sampdoria, formacionet e mundshme | Sportmediaset

You may also like