Nis konventa programore e LDK-së

by admin
Spread the love

Lidhja Demokratike e Kosovës këtë të premte ka nisur konventën e saj programore me temën: “Lidhja për të ardhmen”.

Në këtë konventë, në LDK thonë se do të hapet debati gjithëpërfshirës rreth vizionit, orientimeve themelore dhe platformës programore të LDK-së.

Në këtë konventë janë të ftuar të gjithë delegatët e Kuvendit të LDK-së, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, anëtarët e Kryesisë, kryetarët dhe Kryesitë e Degëve, deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, kryetarët e Komunave nga radhët e LDK-së, asamblistët e Kuvendeve Komunale, grupet e ekspertëve, themelues dhe strukturat e tjera të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Konventa do të mbahet edhe nesër në ora 11:00. /EO

You may also like