Nis Hardh Fest, kryengjarja e vitit në Rahovec (VIDEO)

by admin
Spread the love

Të premten nisi Festivali “Hardh Fest”, që do të zgjasë 3 ditë.

Me fillim nga ora 10:00, u zhvillua “Hardh Talk”, si ceremoni hapëse, ku u diskutua për mundësinë e ndryshimit të logos së Komunës së Rahovecit.

Drejtori kreativ, Agi Haxhimurati, propozoi që ajo të bëhet më moderne, pa ia ndryshuar vlerat historike, pasi sipas tij, kështu do të hapet mundësia e zhvillimit të më shumë festivaleve.

E me fillim nga ora 11:00, në rrugën që të dërgon drejt vreshtave të Pallaticës, parakaluan mekanizmat bujqësorë nga më primitivët te më modernët.

Pastaj pjesëmarrësit e festës së vjeljes e mbledhjes së rrushit patën mundësinë të shohin edhe paragliding.

Edicioni i sivjetshëm vjen pas dy vjetësh pauzë, shkaku i pandemisë e me shumë aktivitete të reja dhe me program muzikorë nga artistë vendorë e të huaj.

Slogani i sivjetshëm i “Hardh Festit” është “Ca kokrra rrushi”, i shkëputur nga libri i poetit rahovecas Xhevdet Bajraj, që vdiq në qershor të këtij viti, në nderim të të cilit do të zhvillohet edicioni i sivjetshëm i festivalit.

You may also like