Nis gjyqi i vdekjes së shoferit të autobusit pas konfliktit për maskën në jug të Francës (fotot)

by admin
Spread the love

Dy të rinj kanë dalë në gjyq sot në jugperëndim të Francës të akuzuar për rrahjen e një shoferi autobusi që më pas humbi jetën pasi kishin refuzuar udhëzimet e tij për maskat kur hipën në mjetin publik.

Të akuzuarit që janë tashmë 24 e 25, thuhet se i kanë dhënë “goditje të rënda viktimës” gjatë incidentit në qyteti Bayonne në korrik 2020.

Shoferi 59 vjeçar Philippe Monguillot, kishte vdekur në spital disa ditë pas sulmit.

Dy të akuzuarit Wyssem Manai e Maxime Guyennon, përballen deri më 20-vjet burg nëse shpallen fajtorë.

Prokurorët than se Monguillot ishte sulmuar pasi i kishte kërkuar tre pasagjerëve të shihte biletat e tyre dhe të ulnin maskën te mjekra në mënyrë që të shihte fytyrat e tyre. Te tjera media thonin se tre te rinjtë kishin refuzuar te mbanin maske ne autobus

Incidenti i rëndë ndodhi në vitin e parë të izolimit prej pandemisë, kur maskat ishin të detyrueshme në transportin publik.

Monguillot ishte konfrontuar me të rinjtë dhe kishte dalë nga autobusi, ndërsa gjatë përleshjes kishte përplasur kokën në trotuar.

Vdekja e tij shkaktoi tronditje në Francë dhe shumë njerëz morën pjesë në protesta, të drejtuara nga e veja e tij në Bayonne.

Gjyqi nisi sot në Pau, 112km në lindje të Bayonne.