Nikollovski: BDI u përplas për muri kur tentojë ta zgjedh udhëheqësin e VMRO-së, tani i pret opozita dhe shumë gjëra tjera

by admin
Spread the love

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski duke folur për BDI-në, tha se në këtë parti po ndodhin disa fenomene. Ai tha se aty ka disa njerëz që shumë kohë janë në pushtet tha në “Intervistë për Shenja”.

“Fenomeni i dytë është se ata njerëz nuk janë të rinj dhe u janë rritur fëmijët dhe nëse funksionarët janë fshehur, fëmijët nuk duan, dëshirojnë të vozisin makina më të shtrenjta, të shkojnë në vikende në Paris, dhe kjo po del në shesh. E treta është ndjenja e gjysëmzotësisë, ngase janë shumë kohë në pushtet mendojnë se mund të bëjnë gjithçka që dëshirojnë dhe e katërta e cila është po ashtu fenomen, ngase të gjithë janë të ngopur dhe tani mendojnë se mund të lejnë gjurma historike të ndryshojnë gjëra historike”, tha Nikollovski.

Ai tha se këto katër gjëra janë bashkuar në BDI dhe ata mendojnë se mund të bëjnë gjithçka.

“Menduan për shkak se u përballën me murrin, se ata mund ta zgjedhin udhëheqësin e VMRO-së, që është mision i pamundur dhe kjo do t’ju kushtojë shumë në periudhën e ardhshme, e pakta se do të shkojnë në opozitë, do të ketë shumë gjëra tjera”, tha Nikollovski. /SHENJA/

MARKETING




You may also like