Nikaj: Kërkesa për mocion aktualisht nuk është hap i duhur

by admin
Spread the love

Bernard Nikaj nga Partia Demokratike  e Kosovës i ka dhënë arsyet se pse mocioni i mosbesimit nuk është për momentin hap i duhur.

“Me partitë politike opozitare, kur t’i shikon të gjitha këto janë përpjekje komplementare, janë mendime të ndryshme që çojnë te i njëjti konstatim”, ka thënë Nikaj në Rubikon të Klan Kosovës.

“Ne besojmë që kërkesa për mocion ka sfidë në sigurimin e numrave në parlament.  Disa gjana nuk kemi nevojë me e shty qeverisjen edhe tre muaj të tjerë pa e pasë të drejtën as me iniciu mocion mosbesimi”.

“Ne mendojmë që kërkesa për shpërndarje të parlamentit është kërkesa ma e drejtë edhe për parti në pushtet”.

Sidoqoftë, Ssipas Nikajt, shpërbërja e parlamentit do t’i bënte mirë edhe qeverisë e cila sipas tij nuk po arrin ta ndërtojë një shumicë të qëndrueshme.

“Sepse partia në pushtet nuk po mbërrin  nuk po arrin me e ndërtu një shumicë të qëndrueshme as për votimin e ligjeve të veta në Kuvend”.

 

You may also like