Nicolo Barella qetëson Interin, të reja edhe për Alessandro Bastoni

by admin
Spread the love

Nicolo Barella ka qetësuar tifozët e Interit dhe trajnerin Simone Inzagji. Ky i fundit pas ndeshjes kundër Udinese konfirmoi se mesfushori kishte marrë vetëm një goditje.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se mbrëmë Barella u ka thënë tifozëve se është mirë, pasi po dilte nga stadiumi duke çaluar pak.

Gazeta italiane më tej sqaron se mesfushori pritet që nesër të kryejë një pjesë të stërvitjes me grupin dhe të premten do të jetë i gatshëm kundër Empolit.

Ndërkohë në infermieri është edhe qendërmbrojtësi Alessandro Bastoni, gjendja e të cilit do të shikohet ditë pas dite.

Gjasat janë që të grumbullohet të premten, ndërsa me Juventusin në finalen e Kupës së Italisë është e sigurt që do të jetë gati. / oversport.tv

You may also like