Nicola: Rruga e shpëtimit është e gjatë, tani vjen më e vështira

by admin
Spread the love

Nëse kampionati do të përfundonte sot Salernitana do të kishte shpëtuar falë fitores përballë Venezias, duke bërë një rikuperim të çmendur:

“Skuadra e meriton shpëtimin për atë që ka bërë në muajt e fundit. Por tani vjen më e vështira, duke nisur nga ndeshja e ardhshme kundër Cagliarit, që do të jetë shumë e vështirë. Duhet të tregohemi të zotë të shfaqim vlerat tona, pa menduar shumë për rezultatin.

Jam shumë i kënaqur me fioren dhe ata që u futën gjatë lojës, sepse kushdo që futet nga stoli mund të jetë vendimtar, siç ishte Verdi. Por është akoma e gjatë rruga e shpëtimit”, ka thënë trajneri i Salernitanës, Davide Nicola pas ndeshjes për “DAZN”. / Oversport.tv

Foto: US Salernitana 1919 Twitter

You may also like