Nicola: Rezultat i drejtë, ëndrrën e plotësojmë në ndeshjen e fundit

by admin
Spread the love

Goli i Altare në sekondat e fundit i hoqi nga dora një fitore shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë Salernitanës. Ata u ndalën në një barazim me Cagliarin, ndërsa pas sfidës komentoi për DAZN edhe trajneri Davide Nicola.

“Të gjithë duam ta zgjidhim këtë çështje sa më parë. Kemi pësuar një gol vetëm në minutën e fundit, por ka shumë gjëra për të thënë. Impenjimi ishte i madh, përballeshim me një skuadër që ka vlera të mëdha dhe lufton për mbijetesë njësoj si ne.

Duke marrë parasysh sfidën ndaj Venezias, e interpretuam më mirë këtë ndeshje, pasi ishte ndeshja e tretë në këtë javë. Barazimi mund të konsiderohet edhe si një rezultat i drejtë, por do të ishte bukur dhe më e thjeshtë po të fitonim.

Ëndrra jonë do të plotësohet në ndeshjen e fundit. Tani duhet të harrojmë këtë sfidë, të përgatitemi dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës”. /oversport.tv

Foto: US Salernitana 1919, Twitter

You may also like