Nicki Minaj përshëndet Shqipërinë para miliona ndjekësve, çfarë tha reperja për vendin tonë

by admin
Spread the love

Ndonëse është shumë e famshme dhe jeton përtej oqeanit, Nicki Minaj ndryshe nga shumë kolege të saj, duket se e njeh vendin tonë dhe artistët shqiptarë. Po flasim këtu jo vetëm për artiste si Dua Lipa apo Bebe Rexha me të cilën ajo edhe ka bashkëpunuar, por edhe për Loredanën apo Taynën videot e të cilave artistja i ka pëlqyer dhe komentuar disa herë.

Ndërkohë, ajo realizon shpesh video live në Instagram ku komunikon me fansat e saj nga e gjitha bota. Kështu ka bërë edhe së fundmi, ku një ndjekëse shqiptare i ka komentuar asaj se e ndjek nga Shqipëria. Ky koment nuk i ka shpetuar Nickit, e cila thotë:

“Ooh përshëndetje Shqipëria! Sa mirë që këtu (Instagram) mund të flas me persona nga vendet e tjera që nuk mundet t’i vizitoj”, shprehet Nicki në këtë video të “Afterparty.al” që tashmë po bëhet virale.

Epo, nuk do ishte keq nëse Nicki do mbante ndonjë koncert në vendin tonë së shpejti. Kujtojmë se pas disa javësh Maluma do performojë në Tiranë, kështu që urojmë që sa më shumë artistë ndërkombëtarë ta pasojnë.


You may also like