Ngriti dolli për Sali Berishën, ish-kryeministri ka disa fjalë për Luiz Ejllin: Mjeshtër, kampion në…

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli është kthyer në kryefjalën e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania, duke tërhequr shumë fansa rreth tij e duke bërë për vete opinionin publik me historitë e bëmat e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë ditëlindjes së moderatores Kiara Tito, kjo e fundit ngriti një dolli për të gjithë banorët, ndërsa më pas nuk ka munguar as përshëndetja e Luizit, por jo për banorët… por për kryedemokratin Sali Berisha. E kjo nuk ka qenë e vetmja përshëndetje për z. Berisha, teksa gjatë këtyre ditëve, Luizi e ka imituar e përshëndetur disa herë.

Sakaq, ditën e sotme, vetë kryetari i Partisë Demokratike bëri një koment rreth Luizit, duke e konsideruar si një person me energji të pashtershme e mjeshtër në marrëdhëniet me publikun në fushën e tij. Më tej, ai e ka falenderuar edhe për dollinë e ngritur për të.

“Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të shoëbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme.

Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”, ka thënë ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.  

You may also like