Ngjarjet kriminale, drejtori i Policisë viziton Shkodrën

by admin
Spread the love

Pas vrasjes së të riut, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, së bashku me drejtues të Departamentit të Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme, ka realizuar një vizitë blic në Shkodër.

Ai është takuar me drejtues të lartë të Policisë së Shkodrës, ku ka kërkuar zbardhjen e ngjarjeve që kanë troditur Shkodrën. Qëllimi kryesor i këtij takimi ka qenë zbardhja e vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenja.

Drejtori Rrumbullaku ka kërkuar administrimin e të gjithë provave që disponon policia, ndërkohë që sektori i kriminalistikës pranë Drejtorisë së Përgjithshme është vënë në dispozicion të grupit hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur Shkodrën.

Burimet bëjnë me dije se takimi ka zgjatur rreth një orë, në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Shkodër.

You may also like