Ngjarjet e fundit në vend, reagon deputeti Salianji: Shqipëria është pa rend e siguri, banditët nuk e kanë frikë shtetin

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me dy ngjarjet e rënda të ndodhura mbrëmjen e kësaj të diele, ku si pasojë një 19-vjeçar mbeti i vrarë në Shkodër, e ndërsa një tjetër person u plagos në Korçë me armë zjarri.

Salianji shkruan se këto ngjarje tregojnë se Shqipëria është një vend pa rend dhe siguri, duke shtuar më tej se banditët nuk kanë frikë nga shteti.

POSTIMI I PLOTË:

“Ngjarjet e sotme kriminale në Shkodër dhe Korçë edhe njëherë tjetër tregojnë që Shqipëria është pa rend dhe siguri, që banditët nuk kanë frikë nga autoriteti i shtetit dhe zgjedhin kur dhe ku të duan të lajnë hesapet me njëri tjetrin apo të kërcënojnë ata që nuk ju nënshtrohen!

Ndërkohë që grupet kriminale janë sofistikuar dhe qytetarët janë nën terror, kryeministri ka një realitet paralel kur shprehet se Shqipëria është më e sigurta!

Siguri deri më sot po tregohet që kanë vetëm bandat e krimit të organizuar, siguri që janë të paprekshëm, që çfarëdo të bëjnë qeveria do numërojë makinat e djegura dhe do përpiqet të mbulojë kriminalitetin e lartë me propagandë!”, ka shkruar ai.

You may also like