Ngjarje e pazakontë në “Camp Nou”, hajduti hyn në stadium dhe vjedh një…

by admin
Spread the love

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në stadiumit “Camp Nou” në Barcelonë që po rindërtohet.

Llogaria e “TikTok”, “camp.nou.now” regjistroi një hajdut që po hynte fshehurazi në kantierin e ndërtimit të stadiumit të Barcelonës. Videoja e pagëzuar me emrin “Hammer Thief” ka tejkaluar 1.4 milion shikime vetëm në “TikTok”.

Ai hyri fshehurazi, por mjaft i qetë në kantierin e stadiumit dhe askush nuk i tha asgjë. I habitshëm dhe reagimi i forcave të sigurisë në kantier që thjesht e kanë përshëndetur djalin me xhinse, xhup dhe kapelë të verdhë, duke e lënë të bëjë “punën” e tij. Faqja në fjalë e “TikTok”-ut ka raportuar se personi në fjalë ka vjedhur një çekiç!

PANORAMASPORT.AL

You may also like