Nga vendi i preferuar tek dita më e bukur e jetës, rrëfehet Marash Kumbulla: Ndeshja në Tiranë, kulmi i karrierës time

by admin
Spread the love

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla i cili së fundmi është transferuar tek Sassuolo, po tenton të përshtatet me mjedisin e ri.

Qendërmbrojtësi shqiptar i huazuar nga Roma, ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të klubit ku ka zbuluar mes të tjerash se lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur deri më tani, është argjentinasi Paulo Dybala.

Ndërsa i pyetur për ndeshjen që e konsideron si më të rëndësishmen në karrierën e tij, Kumbulla përmendi atë të ‘Conference League’ në Tiranë ku Roma përballë skuadrës së Feynoord.

Disa nga pyetjet drejtuar Kumbullës:

Cilat janë vendet tuaja ku doni të pushoni?

Në Shqipëri.

A keni ndonjë tatuazh? Nëse jo, a do të dëshironit ta bënit një të tillë?

Nuk e di…, dua të them që nuk kam, por do të thosha se jam pro tyre.

Cili është lojtari më i mirë me të cilin keni luajtur gjatë karrierës tuaj?

Paulo Dybala.

A përpiqeni ta përshkruani veten vetëm me një fjalë?

Pacient…

A preferoni të shënoni një gol apo të evitoni një të tillë në vijën e portës?

Më mirë të evitoj golin në vijën fatale.

Ndeshja më e rëndësishme e karrierës suaj?

Finalja e Ligës së Konferencës në Tiranë.

Personi më i famshëm në mendjen tuaj?

Francesco Totti.

Shoku juaj më i mirë në futboll?

Edoardo Bove.

Cila është dita më e rëndësishme në jetën tuaj?

Kur lindi vajza ime.


Top Channel

You may also like