Nga transferimi tek Interi te raporti me Morattin, Ronaldo flet pa dorashka

by admin
Spread the love

Njihet ndryshe si fenomeni i futbollit, ish-sulmuesi i Interit, Ronaldo ka dhënë një intervistë të gjatë për Sky Sports. Ai i është rikthyer edhe njëherë periudhës kur ishte aktiv në fushat e blerta, duke nisur nga raporti që ka pasur dhe ka ende me presidentët e deri tek prapaskenat e transferimeve të tij.

MOMENTI MË I BUKUR NË KARRIERË- “Janë shumë, mbi të gjitha, dashuria që ndjeja nga njerëzit në vendet ku shkoja. Është e pabesueshme se si më trajtojnë njerëzit, respektin që më falin. Më pas rezultatet sportive me klubet dhe me Brazilin. Ka qenë një jetë e bukur sportive. Tani si president dua të rishkruajë këtë histori”.

MORATTI DHE FLORENTINO PEREZ- “Kanë rëndësi për gjithë jetën. Moratti ka qenë si një baba për mua, kemi një marrëdhënie humane të jashtëzakonshme. Më pas Florentino, me dëshirën e tij për të ridimensionuar futbollin me “Galaktikët”. Kam mësuar shumë nga të gjithë presidentët, por sidomos nga këta të dy”.

TRANSFERIMI TEK INTERI- “Kisha zhvilluar një sezon spektakolar me Bacelonën dhe kishim arritur akordin për të rinovuar. Pas katër ditësh, presidenti më thërriti për të më thënë se ishte një marrëzi dhe nuk mund të firmosnim dhe më kërkoi të negocioja me klube të tjera.

Ishte interesi i Interit, i cili lëvizi shpejtë dhe pagoi klauzolën. Kampionati italian ishte më i miri në ato momente dhe për mua ishte një sfidë e madhe. Italia dhe italianët më mungojnë shumë. Në dy vitet e fundit nuk kam mundur të shkoj shpesh, por do të rikthehem shpejtë’.

SCUDETTO- “Është një garë e bukur midis Interit, Milanit dhe Napolit, por edhe Juventusi nuk duhet të anashkalohet. Interi është ekipi që po luan më mirë në këtë moment, shpresoj që të arrijë ta fitojë sërish”.

CHAMPIONS LEAGUE- “Favoriti në Champions është Real Madridi për historinë që ka në këtë kompeticion dhe për faktin se  edhe pse nuk është duke kaluar një moment të madh, në Europë arrin të ndryshojë gjithmonë. Për mendimin tim është ekipi favorit, për më tepër me Ancelottin në pankikë, që për mua është një nga trajnerët më të mirë në botë, por edhe si njeri. Është një njeri i veçantë, për thjeshtësinë që ka, pastërtinë dhe transparencën”.

BENZEMA MERITON “TOPIN E ARTË”- “Po, kam dy vite që po them se e meriton ai dhe më kanë sulmuar shumë. Është një sulmues i jashtëzakonshëm dhe e meriton. Është koha e Benzema. /oversport.tv

Foto: Real Valladolid C.F. S.A.D

You may also like