Nga titulli i Serie A te qëndrimi i Lewandowskit me Bayernin, flet Rummenigge

by admin
Spread the love

Karl-Heinz Rummenigge, ish-sulmuesi i Interi dhe ish-CEO i Bayern Munich ishte i ftuar në “Hall of Fame del Calcio Italiano”. Ai dha një intervistë për mediat ku iu rikthye edhe njëherë aventurës së tij tek Interi dhe titulli kampion i fituar nga Milani.

“Këtu në Itali kam kaluar vite shumë të bukura. Për këtë duhet të falenderoj Interin, tifozët dhe presidentin tim të asaj kohe, Pellegrini. Unë dhe familja ime kemi mësuar shumë këtu. Në karrierën time ka fituar 60 tituj, fatkeqësisht më mungon një në Itali”.

TITULLI KAMPION- “Fillimisht dua t’i bëj komplimentet e mia Milanit, pasi kampionati nuk fitohet rastësisht. Interi doli në vendin e dytë dhe nuk duhet të mërzitet. Edhe zikaltrit kanë bërë një kampionat të mirë, fituan Kupën e Italisë në një ndeshje fantastike përballë Juventusit”.

PERISIC- “Vendimi i takon klubit. Jam një mik i mirë i Marottas, ai do të bëjë një zgjedhe inteligjente edhe këtë herë. Kur ishte me ne te Bayerni ai bëri shumë mirë, me Perisic në fituar Champions League dy vite më parë në Lisbonë”.

LEWANDOWSKI- “E bleva personalisht në vitin 2014 nga Borussia Dortmund dhe me Bayernin ka bërë 8 sezone të mira. Nuk dua të përmend faktin sa ka ende edhe një vit kontratë, por mbetet në dorë të klubit nëse do ta mbajë apo do ta shesë në verë. Po flasim për një lojtar të jashtëzakonshëm. Nuk gjendet lehtë një lojtar si ai që është në gjendje të shënojë 50-60 gola në sezon”.

MUND TË QËNDROJË LEWANDOWKSI TE BAYERN- “Po, mendoj se në fund do të qëndrojë në Mynih, do të luajë edhe sezonin e ardhshëm me Bayern. Unë ia uroj këtë gjë, Robert është një djalë i mirë dhe një lojtar i madh”. /oversport.tv

Foto: Bayern Munich, Facebook

You may also like