Nga Shqipëria tek transferimi i Asllanit dhe e ardhmja e Bajramit, flet Edy Reja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Në Shqipëri po punojmë mirë, stafi është pothuajse i gjithi italian. Jemi këtu prej 3 vitesh dhe po bëjmë një punë të mirë. Shpresojmë që të dali në dritë edhe ndonjë lojtar tjetër për Europianin e ardhshëm, por dua të punoj gjithashtu edhe me lojtarë që luajnë në kampionatin shqiptar”.

Kjo ka qenë një nga deklaratat e shumta që tekniku i kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka dhënë në një intervistë për “Tuttomercatoweb”. Tekniku kuqezi komentoi gjithashtu edhe transferimin e Kristjan Asllanit tek Interi, si dhe të ardhmen e Nedim Bajramit.

“Asllani kur ka luajtur ka bërë gjëra të jashtëzakonshme, unë e kam aktivizuar në miqësoret e fundit dhe ka treguar shumë personalitet. Ka nevojë për eksperiencë që të bëhet një lojtar i rëndësishëm, por ka bërë edhe tani gjëra të bukura.

Bajrami? Shpresoj që ta blejë Fiorentina, është një lojtar i talentuar. Tek Empoli ka bërë gjëra të mëdha, duhet të ketë vazhdimësi, por te Fiorentina aktuale do të shkonte shumë”.

Reja dha gjithashtu opinionin e tij edhe për sezonin e ri të Serie A. “Shpresoj që Napoli të bëjë mirë si vitin e kaluar edhe pse janë larguar lojtarë të rëndësishëm. Më pëlqen Milani, mendojnë shumë për blerjet. Janë të gjithë lojtarë funksionalë për projektin e Piolit. Interi ka bërë disa paraqitje të mira para-sezonale, por ende nuk ka bërë atë që unë prisja”. /oversport.tv

You may also like