Nga propozimi që s’e priste fare tek dasma, rrëfehet Klea Huta – Shqip

by admin
Spread the love

Klea Huta ishte e ftuar sot në “Ftesë në 5”, ku bëri një rrëfim për jetën profesionale dhe personale e sigurisht u ndal edhe tek pjesa më e bukur e pak ditëve më parë kur mori propozimin për martesë nga Elgiti. Klea u shpreh se nuk e priste aspak këtë propozim dhe se nuk i kuptoi aspak lëvizjet e Elgitit, deri në momentin kur nxori kutinë e unazës, por shtoi se ky veprim ishte për të rregulluar gabimet e së shkuarës pasi propozimi duhet të kishte ardhur më herët.

Para njerëzve të dashur Elgiti pohoi se dasma do të vijë verën e ardhshme, por kjo është ende evazive tha Klea.

Moderatorja tha se dëshiron të ketë një fëmijë tjetër, por për momentin e kanë marrë vëmendjen projektet në punë dhe shfaqja në teatër.

You may also like