Nga partneri misterioz tek planet për fëmijë, flet Anxhela Peristeri – Shqip

by admin
Spread the love

Anxhela Peristeri pak muaj më parë konfirmoi se prej vitesh është në një lidhje dashurie, por emrin e partnerit nuk e ka bërë të ditur pasi ka dashur që ta ruajë për vete këtë pjesë. E ftuar në “Natë me Aulonën”, Anxhela u shpreh se është pak supersticioze dhe se privatësia i ka sjellë të mira.

“Është një gjë krejt private e imja dhe nuk ka të bëjë më muzikën time. Nuk kam dashur dhe nuk dua të flas shumë për këtë pjesë”, tha këngëtarja.

Ajo pranoi se nuk ka ardhur ende koha të bëhet nënë, por e imagjinon veten nënë të rreptë.

“Për femrat në karrierë është e vështirë të vijë ora biologjike por duhet të vijë në një moment. E mendoj veten si mami posesive se bëhem merak shumë për çdo gjë. Do isha shumë e rreptë dhe posesive.”

You may also like