Nga Leao, tek Ibrahimovic dhe Origi: Maldini zbulon të gjitha vërtetat

by admin
Spread the love

Paolo Maldini nuk është ndalur as kur e kanë pyetur për emra të veçantë te Milani. Drejtori i kuqezinjve ka folur hapur në intervistën e dhënë për “La Gazzetta dello Sport” dhe tregohet i qartë në lidhje me të ardhmen e Rafael Leao, rinovimin me Zlatan Ibrahimovic dhe përforcimet në sulm.

“Leao është i pashitshëm, është gati një diamant, i cili është përmirësuar shumë nga viti në vit. E morëm nga pankina e Lille, duke i paguar 24 milionë euro dhe i vendosëm menjëherë një klauzolë 150 milionë euro, sepse Boban, Massara dhe unë besuam tek ai.

Potencialisht ai ka qenë gjithmonë kampion. Ai duhej të ndiqte një rrugë që, për më tepër, ende nuk ka përfunduar. Ai është jashtëzakonisht inteligjent dhe kishte nevojë për një ndihmë të vogël. Kam folur shumë me të.

Është e qartë se nëse në të ardhmen Milani nuk do të jetë në nivelin e Leaos ose Leao nuk do të jetë në nivelin e Milanit, gjërat do të ndryshojnë. Por në këtë moment rritja është eksponenciale për klubin dhe për të”, tha Maldini.

“Ibrahimovic? Kam folur me të të hënën dhe nuk shoh asnjë problem për të gjetur një marrëveshje. Të luash pak sigurisht që nuk është e lehtë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në dy javët e ardhshme. Gjithçka do të bëhet për hir të tij dhe për Milanin. Nga sa kuptoj unë synimi i tij është të ecë përpara”.

“Përforcimi i sulmit? Po flasim me Origin dhe çështja është në drejtimin e duhur. Të mos harrojmë që Giroud është kampion, lojtar i nivelit të lartë. Kemi edhe Rebic, zgjidhjet janë aty. Atëherë është normale që për të konkurruar duhet të mendosh për të përmirësuar diçka. Do të ecim sipas buxhetit”, deklaroi Maldini. / oversport.tv

You may also like