Nga largimi në janar në rikonfirmim; Kumbulla lideri i Romës, mediat flasin për paraqitjet e tija

by admin
Spread the love

Ditën e enjte u zhvilluan përballjet e para për raundin e 1/8 të Europa dhe Conference League. Dy kompeticionet ku nuk munguan futbollistët shqiptarë.

Atalanta fiton ndeshjen e parë ndaj Bayer Leverkusen me shifrat 3-2. Në Bergamo zikaltrit e Gasperinit bëjnë gjithcka mirë me golin e Malinovskyt dhe dy herë Muriel. Në këtë takim, Berat Gjimshiti e nisi nga minuta e parë, por u zëvendua në minutën e 69’ nga Palomino.

Një ndeshje jo e mirë për shqiptarin që nga Eurosport është vlerësuar me notën 5.5. ‘Ishte më në vështirësi nga dy mbrojtësit e tjetër, i lejon shumë hapësira Diaby-s në aksionin e golit’. Shkruhej për vlerësimin e mbrojtësit shqiptar. Nëse më parë Marash Kumbulla po paraqitej në mënyrë skandaloze te Roma dhe largimi në janar ishte thjesht cështje kohe, tani po ndodh e kundërta.

Mbrojtësi po fiton vëmendjen e të gjithë mediave italiane për mënyrën sesi është rritur duke i fituar besimin Murinjos. 90 minuta ndaj Viteses dhe nota 6.5 për të. ‘Një punë e madhe nga ai. E di se kur duhet të jetë agresiv dhe kur duhet të mbulojë boshllëqet. Ka një ë rritje të madhe.’ Shkruhej për mbrojtësin. Në krahun tjetër, Paok fiton 1-0 ndaj Gent, por Enea Mihaj vazhdon të mos aktivizohet nga trajneri Razvan Lucesku.

You may also like