Nga kosi deri te peshku, ju tregoj ushqimet që zbardhin dhëmbët – Shqip

by admin
Spread the love

Duket se nuk mjafton vetëm që t’i lani dhëmbët tre herë në ditë apo të përdorni gargarë të ndryshëm për të larguar erërat e këqija nga goja.

Por, ekzistojnë edhe disa ushqime tipike që i ndihmojnë këto procese, duke qenë kështu aleatë shumë të mirë të buzëqeshjes suaj.

Kosi – Shkaku kryesor i infeksionit të keq, pllakave të verdha që krijohen në dhëmbët tuaj, është gjithmonë një koloni bakteresh që ndodhen brenda gojës tuaj. Për këtë arsye, rreth 170 gramë kos në ditë janë ilaç shumë i mirë në luftën kundër tyre.

Djathi – Përmban kalcium dhe vitaminë D, substanca që i ushqejnë dhe i forcojnë dhëmbët. Përveç kësaj, disa lloj djathërash dhe produkte të qumështit, të tilla si “mozzarella”, ndihmojnë për të neutralizuar acidet që me kalimin e kohës hollojnë smaltin në sipërfaqen e dhëmbëve tuaj.

Peshku – Një hulumtim i Harvardit ka treguar se acidet yndyrore Omega-3, që përmban peshku, zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së mishit të dhëmbëve.

Omega-3 gjithashtu redukton edhe inflamacionet e shkaktuara nga bakteret. Uroj që ky informacion t’ju shërbejë dhe të merrni ndikim pozitiv.

You may also like