Nga Kamza, në Shkodër e Elbasan: Tre duelet e para të kësaj jave në Superiore

by admin
Spread the love

Superiorja ka mbyllur llogaritë me fazën e tretë dhe sot nis rrugëtimin faza e fundit kampionatit. Kjo javë nis nga Kamza, ku Kukësi do të presë skuadrën e Egnatias.

Kjo ndeshje luhet në orën 13:45, ndërsa në 16:45 do të zhvillohen dy takime të tjera mjaft interesante. Verilindorët duan tre pikët për t’i marrë Laçit vendin e dytë në kampionat.

Kurbinasit, që nuk fitojnë prej 6 javësh, kanë një transfertë të vështirë ndaj Vllaznisë. Shkodranët gjithashtu duan të reagojnë, pasi kanë humbur tre ndeshjet e fundit dhe luftojnë për një vend në kupat e Europës.

Takimi tjetër që luhet sot është ai mes Partizanit dhe kampiones në fuqi të Shqipërisë, Teutës. “Demat” pas fitores me Laçin duan vazhdimësi, pasi janë në garë për një vend në kupat e Europës edhe nga kampionati.

E diela ka në program vetëm një ndeshje, atë mes Skënderbeut dhe Tiranës në Korçë. Ky duel luhet në orën 16:45. Java e 28-të e kampionatit mbyllet në stadiumin “Elbasan Arena”, madje është një finale për mbijetesën mes Dinamos dhe Kastriotit. Kjo ndeshja zhvillohet në orën 14:45. / oversport.tv

You may also like