Nga Igli Tare te Sarri, e ardhmja e Lazios mbetet e paqartë  

by admin
Spread the love

Situata te Lacio nuk është aspak e qetë. Nga njëra anë, pas një martese shumë të gjatë, e ardhmja e Igli Tare nuk është e sigurt te Lazio. Megjithatë, shqiptari nuk ka ndërmen të largohet nga Roma, pavarësisht faktit se zhvilloi një merkato jo si në vitet e fundit. Ai kërkon të qëndrojë për të treguar edhe njëherë cilësitë e tij.

Nga ana tjetër, prej kohësh pritet një rinovim kontrate nga Maurizio Sarri, por asgjë nuk ka ndodhur ende. Të gjitha palët kanë thënë se rinovimi është pranë, por tekniku italian, pas një sesioni merkatoje të dobët nga lacialët, ka vendosur të marrë disi kohë për të rinovuar kontratën.

Një tjetër problem është edhe pjesa e likuiditetit të parave. Duket se klubi nuk ka mjaftueshëm të ardhura për të bërë ndërhyrje në merkato dhe ky është padyshim një tjetër problem për të ardhmen e Lazios. Personi që mund ta zgjidh këtë është vetëm Claudio Lotito. Ai mund të rikthejë një harmoni sërish midis ekipit, Tares dhe Maurizio Sarrit. /oversport.tv

You may also like