Nga hapja e ekspozitës retrospektive të Mile Korubin – Shqip

by admin
Spread the love

Një nga seritë e eventeve, pjesë e programit të pasur artistik të Galerisë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të përkujtimit të jubileut 75 vite të ekzistencës u hap ekspozita – homazh kushtuar artistit Mile Korubin, 100 vjet nga lindja e tij.

Përpara një publiku të madh, më 28 shtator 2023, në ambientin magjik dhe unik të Çifte Hamamit për jetën dhe për veprën e Mile Korubin morën fjalën drejtoresha e Galerisë Nacionale, Dr.Starova Qerimi, piktori akademik Rubens Korubin dhe Dr. Kiril Penushliski, historian arti.

Në fjalimin e saj, drejtoresha e Galerisë Nacionale ndau ndër të tjera:

“Ekspozitat jubilare të artistëve të shquar maqedonas të cilat i përgatit Galeria Nacionale në vazhdimësi shumë shpesh shkon përtej kornizës së kremtimit thjeshtë zyrtar, sepse në të njëjtën kohë, ky lloj ekspozite ofron edhe një seksion retrospektiv, duke mundësuar një pasqyrë më të thellë në krijimtarinë dhe rrugën e zhvillimit të autorëve. Ndaj dhe ne gjithmonë përpiqemi ta pasurojmë ambientin me vepra të cilat rrallë ose kurrë nuk kanë qenë të prezantuara në publik. Dhe, sigurisht, një nga komponentët më të rëndësishëm është dëshira për të arritur një ndikim edukativ, në mënyrë që t’i jepet publikut kulturor një këndvështrim më i gjerë mbi zhvillimi e një krijimtarie, e cila, nga ana e tij, në një periudhë të caktuar historike paraqitet si ndikim në disa nga trendet në artin bashkëkohor maqedonas.

Nëse flasim më konkretisht për vendin e Mile Korubin në kornizat e gjeneratave, ai është megjithatë një autor i dalluar që përballë sfidës së tendencave të reja të artit, zgjedh rrugën e tij evolucionare dhe krijon një dorëshkrim karakteristik. Hapësira kohore e pesë dekadave të veprimtarisë krijuese përfshin Mile Korubinin ndër piktorët më produktiv maqedonas, si dhe pedagog. Realiteti i tij, i transformuar perms vizioneve të pikturës, me një dorëshkrim specifik artistik, shfaq logjikën e vet të “udhëtimit” nga subjekti ndaj josubjektit, pra nga realiteti konkret në abstrakt. Shmangia e qëllimshme e tendencave, qasja lirikometaforike ndjehet dhe zhvillohet duke e ndjekur imagjinatën nga konkretiteti deri tek asociativiteti gjeometrik.

Në të njëjtën kohë, si një konstante gjithmonë dominon harmonia dhe rendi i vendosur i elementeve në qetësinë hapësinore deri tek struktura kompozicionale lundruese. Gjuha e tij lucide e pikturës dhe orientimet figurative të balancuara janë të prirura drejt estetizimit, reduktimit të shprehjes piktorike, devijimit nga perspektiva, çlirimi i hapësirës së pastër të atmosferës, drejt ekzotizmit dhe misticizmit përmes lirizmit të formës së pastër, që e veçon atë si një autor të përkushtuar ndaj këmbënguljes dhe qëndrueshmërisë së mendimin e vet. Në një rast, ai do të nxjerrë në pah idenë bazë udhëzuese në veprimtarinë e tij: “Çdo pikturë e konsideroj të papërfunduar. Plotësimi i saj realizohet në pikturën e radhës e kështu me radhë. Dhe, ndoshta, të gjitha ato piktura së bashku nënkuptojnë një vepër të plotë arti.” si një moto që e shtyn atë përpara në eksplorimin e palodhur dhe të pandërprerë të sfidave të reja.”

You may also like