Nga e premtja deri të hënën, kalendari i eventeve në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

Një numër i madh eventesh sportive do të vijnë për shikuesit këtë fundjavë në kanalet Oversport të platformës Tibo. Maratona e ndeshjeve do të nisë të premten me sfidën hapëse të javës së katërt të Abissnet Superiore, takimin Teuta-Kukësi.

“Ti Bo Gol” do të zbresë në “Niko Dovana” për të sjellë më pranë shikuesve emocionet e kësaj përballjeje. Superiorja do të vazhdojë të shtunën me sfidat Kastrioti-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia.

Java e 4-t e kampionatit shqiptar do të mbyllet të dielën me ndeshjet Laçi-Bylis dhe Partizani-Erzeni.

Të shtunën do të startojnë ndeshjet e javës së 6-të të Serie A. Napoli, Interi dhe Milani do të zbresin në fushë për të zhvilluar sfidat respektive.

E diela sjell 6 sfida të kampionatit italian në Oversport. Dita nis me Atalanta-Cremonese dhe përfundon me Juventus-Salernitana. Java e 6-të e Serie A mbyllet të hënën me ndeshjen Empoli-Roma.

Rikthehet këtë fundjavë në ekranin e Oversport edhe Kategoria e Parë, që do të zhvillojë ndeshjet e javës së dytë. Flamurtari-Korabi të shtunën dhe supersfida Skënderbeu-Dinamo të dielën janë dy takimet që mund të ndiqni live në Oversport këtë javë.

Nuk duhet harruar edhe përballja më interesante e kampionatit skocez, sfida Aberdeen-Rangers, që vjen live për shikuesit në Oversport ditën e shtunë. / Oversport.tv

You may also like