Nga e hëna nxënësit do të kthehen në shkollë – Shqip

by admin
Spread the love

Nga klasa e gjashtë deri në të nëntën në Shkollën Fillore “Vëllëzërit Milladinov” në Strugë, për shkak të rinovimit të shkollës, nxënësit zhvillojnë mësim “online” nga shtëpia. Kjo ishte konstatuar si antiligjore nga inspektorati.

Ministri i Arsimit, jeton Shaqiri që edhe vet vjen nga Struga dhe është kuadër i kësaj shkolle, thotë se punimet në këtë shkollë po zhvilohen me hapa të përshpejtuara dhe se vendimin për mësim nga shtëpia e ka marrë drejtorja e shkollës, në koordinim me Këshillin e prindërve.

“Është shfrytëzuar afati maksmimal, është punuar gjatë dimrit dhe në kohë rekorde brenda dy muajve është përfunduar pjesa që i takon për t’i kthyer nxënësit në shkollë, ndërsa rikonstruimi do të vazhdojë”, sqaroi ministri Shaqiri./KlanMacedonia

You may also like