Nga e diela mot relativisht i ngrohtë, nëpër lugina temperatura më të ulëta për shkak të mjegullës

by admin
Spread the love

Erë e përforcuar veriperëndimore do të fryjë nesër, ndërsa nga e diela moti do të jetë i qetë dhe relativisht ngrohtë, parashikon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Për shkak të paraqitjes së mjegullës temperaturat do të jenë më të ulëta nëpër lugina.

Të dielën temperatura e ditës do të jetë në interval prej 7 deri në 15 gradë, të hënën nga 7 deri në 17 gradë, të martën nga 6 deri në 16 gradë.

Siç njofton DPHM, gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, ndërsa në zonat malore me borë. Temperatura maksimale sot do të lëvizë nga 5 deri në 12 gradë.

MARKETING



You may also like