Nga Dallku, te Bulku dhe Shkëmbi: Sa shumë shqiptarë luajtën në Ukrainë

by admin
Spread the love

Europa dhe mbi të gjitha Ukraina u tronditën mëngjesin e sotëm teksa u zgjuan nga bombat dhe shpërthimet me urdhër të Rusisë. Një ngjarje e tillë sigurisht që ka prekur të gjithë botën, jo vetëm aspektin social, por edhe atë sportiv. Europa është rreshtuar pro Ukrainës, ashtu si Shqipëria dhe Kosova.

Në aspektin e futbollit, kampionati ukrainas ka qenë një nga më të preferuarit e futbollistëve shqiptarë, ku një personazh me të cilin mund të personifikohet diçka e tillë është Armend Dallku. Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka luajtur plot 292 ndeshje me skuadrën e Vorskla Poltavas.

Në total kanë qenë 18 shqiptarë që në karrierën e tyre kanë luajtur në Ukrainë dhe kanë bërë histori aty, madje janë emra të mëdhenj të futbollit në vendin tonë dhe në Kosovë.

Ahmed Januzi është një prej tyre, i cili gjithashtu ka luajtur 168 ndeshje me Vorsklan, ashtu si Rubin Hebaj, ndërsa Debatik Curri ka provuar tre skuadra të ndryshme, Vorslka, Hoverla Uzhhorod dhe Sevastopol.

Të shumtë ishin ata që provuan të bënin karrierë me skuadrën e Kryvbas, si Dorian BylykBashi, Ervin Bulku, Isli Hidi, Henri Ndreka apo Kristi Vangjeli.

Elvin Beqiri në vitin 2003 u transferua te Metalurg Donetsk, ku arriti të luante 58 ndeshje, ndërsa Elis Bakaj me Kristi Vangjelin u bënë pjesë e Chornomorets Odessa.

Përpara se të arrinte majën me skuadrën e Skënderbeut, Bledi Shkëmbi provoi që të shkëlqente në Ukrainë me Metalurh Zaporizhzhia dhe Krybvasin. Nuk shkoi ashtu siç duhet.

Besir Demiri ka luajtur me FK Mariupol, ndërsa Ervis Kraja me Goverla Uzhgorod. Sergei Tica firmosi në vitin 2001 për të luajtur 7 ndeshje me Stal Alchevsk, ndërsa Tefik Osmani luajti 5 herë me Metalurg Zaporizhya në vitin 2005. Interesant është fakti që Uliks Kotrri në vitin 2004 ka luajtur vetëm 1 herë me SK Tavriya Simferopol, por fitoi kampionatin dhe Kupën. / oversport.tv

You may also like