Nga 29 marsi pagesa e pensioneve të marsit është rritur për njëmijë denarë

by admin
Spread the love




Nga e marta e ardhshme, më 29 mars,  do të paguhen pensionet e marsit të cilat do të rriten për 1.000 denarë. Këto janë 1.000 denarët e parë të cilat si ndihmë financiare plotësuese, pensionistët do t’i marrin edhe me pensonin e muajit prill dhe maj.

Nga bankomatet do të mund të merren pensionet nga e marta, ndërsa ditën e njejtë në banka do të bëhet edhe pagesa e pensioneve në vlerë pderi 11 mijë denarë, të mërkurën, në fialialet dhe ekspoziturat e bankave do të bëhet  pagesa e pensioneve nga 11.000 deri në 14.000 denarë, të enjten nga 14.000 deri në 18.000, ndërsa të premten do të paguhen pensionet më të larta mbi 18.000 denarë.


You may also like