Nga 2175 thirrje në 112, 38.34 për qind janë reale dhe 61.66 për qind raste jo urgjente – Shqip

by admin
Spread the love

QENDRA PËR MENAXHIM ME KRIZAT

Edhe pse numër i madh i qytetarëve kërkojnë ndihmë në numrin e emergjencës 112, përqindja më e madhe e tyre, kërkojnë ndihmë për raste jo urgjente. Nga Qendra për menaxhim me krizat u bëjnë apel qytetarëve që të mos hedhur mbeturinat nëpër kanalet e ujit dhe ti pastrojnë ata, pasi parashihet që në ditët në vijim të ketë mot me reshje të dendura të shiut.

Në 24 orët e fundit në numrin e emergjencës 112 janë regjistruar gjithsej 2175 thirrje, prej të cilave 38,34 për qind kanë qenë “reale” dhe 61,66 për qind kanë të bëjnë me nevoja të tjera të qytetarëve të cilat nuk kanë qenë urgjente. Kështu njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave nga ku thonë se nga thirrjet aktuale, 71,86 për qind janë drejtuar në polici, 21,67 për qind për ndihmë emergjente mjekësore, 4,18 % për zjarrfikës dhe 0,38 për qind në AMSM.

Nga Qendra për Menaxhum me Krizat, apelojnë që të mirëmbahen dhe pastrohen kanalet lokale me ujë dhe të mos hidhen mbeturina në to, duke pasur parasysh se sipas njoftimeve të Entit Hidrometeorologjik, në ditët në vijim moti do të jetë i paqëndrueshëm, e në disa vende me reshje të herëpashershme të shiut, të cilat në disa vise lokale do të jenë të rrëmbyeshme e të shoqëruara me bubullima.

Në 24 orët e fundit, siç njoftojnë nga QMK, është regjistruar vetëm një zjarr në natyrë. Respektivisht, QMK-ja rajonale në Shkup ka njoftuar se dje ora 17:20 deri në ora 18:05, njësiti i zjarrfikësve në Qytetin e Shkupit, me tre zjarrfikës dhe një automjet, kanë fikur kallamat e djegura në sipërfaqe prej 2.000 m2 në atarin e fshatit Kadino, Komuna e Ilindenit.

QKM-ja rikujton se të gjitha rastet emergjente raportohen në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën. Njëkohësisht, QMK bën me dije se është e nevojshme dhe e dobishme ndjekja e rekomandimeve dhe informacioneve nga media për parandalimin dhe reagimin ndaj emergjencave. /Tv Klan

You may also like