NFL/ “Super Bowl” njeh finalistët, Kansas City Chiefs dhe San Francisco do diskutojnë titullin kampion

by admin
Spread the love

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ngjarja më e madhe sportive. Finalja e Super Bowl është gjithashtu edhe më e pasura në sportin botëror, kur bëhet fjalë vetëm për një ndeshje të vetme. Sfida që do të luhet më 11 shkurt pritet të gjenerojë më shumë se 10 miliard dollar, ndërsa këtë herë do të jetë në stilin e Las Vegas.

“Qyteti i mëkatit” do të presë finalen e vitit 2024, që ka njohur edhe dy skuadrat që do të diskutojnë trofeun në NFL.

Kansas City dhe San Francisco triumfuan në finalet e Konferencave, duke siguruar biletën për në shfaqen më të madhe të futbollit amerikan.

“Chiefs” të Kansas dominuan ndeshjen e tyre ndaj “Ravens” të Baltimore, duke fituar me rezultatin 17-10. Në finale, ata shihen si favoritë, teksa kërkojnë të fitojnë titullin e tretë kampion në pesë vitet e fundit.

Nga ana tjetër “49ers” të San Francisco fituan një sfidë të çmendur në fushën e “Lions” të Detroit mbyllur me shifrat 24-27. Vendasit mbyllën pjesën e parë me epërsinë e madhe 24-6, por panë t’iu ikte nga duart finalja e Super Boull, kur miqtë përmbysën gjithçka me tre “touch down”.

Për San Francisco “49ers”, kjo është finalja e dytë në pesë vite, pas asaj të humbur në 2019 pikërisht ndaj Kansas City. /i.m /abcnews.al

You may also like