Neymar mbron Messin: Përshtatja është e vështirë, ne gjykohemi nga titujt

by admin
Spread the love

Sezoni i parë i Lionel Messit në Paris nuk ishte mbresëlënës, por Neymar ka besim se shoku i tij i skuadrës do ti tregojë shumë shpejt vlerat e tij të vërteta. Në një intervistë të dhënë për “Canal Football Club” sulmuesi brazilian ka thënë:

“Leo ka kaluar shumë vite te Barcelona dhe është e vështirë të përshtatet. Është e vështirë të ndryshosh skuadër, qytet, madje edhe gjuha është ndryshe. Pastaj ndryshon stili i lojës dhe lojtarët jo gjithmonë i kuptojnë idetë e tua. Gjithçka është e vështirë. Leo, Kylian dhe unë jemi lojtarë që gjykohemi në bazë të paraqitjeve, statistikave dhe titujve të fituara.

Rinovimi i Mbappé? Nuk e dija, na e thanë një ditë para zyrtarizimit. Jam shumë i kënaqur që Kylian vendosi të qëndrojë. Mendoj që projekti i PSG-së është i duhuri për të vazhduar karrierën e tij dhe bëri mirë që qëndroi”, ka thënë Neymar. / Oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain Twitter

You may also like