Nevojitet përparim në reformat e Gjyqësorit – Shqip

by admin
Spread the love

“DUHET TË SIGUROHET QË GJYQËSORI TË JETË I PAVARUR DHE I BESUESHËM”

Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir, thotë se ka kontakte të rregullta me parti të ndryshme politike nga pozita e opozita, duke sqaruar se procesi aderues për në BE duhet të jetë proces që ka pajtimin e të gjitha partive politike. Rruga më e shpejtë për në BE bëhet përmes reformave – ka thënë Euroambasadori Gir.

Shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, David Geer ka përsëritur sot se, nevojiten hapa konkret në përparimin e mëtejmë të reformave të gjyqësorit, njofton KlanM.

Ai tha se, këto reforma, reformat në gjyqësor, me të cilat do të sigurohet sundim i së drejtës janë proces rrjedhës që duhet të ecë përpara.

Geer, pas nënshkrimit të marrëveshjes për grant të BE-së për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Shkup, sic njofton KlanM, tha se do të vazhdojnë të sigurojnë ndihmë financiare dhe teknike në këtë proces, duke shtuar se duhet të ketë një gjyqësor që do ta ketë besimin e opinionit dhe i cili, do të jetë i pavarur, profesional dhe objektiv.

“Siç e dini, Komisioni Evropian çdo vit ka raport për vendin, e cila e ndjek përparimin progresin përtej kufirit në fushën e reformave që kanë të bëjnë me BE-në dhe natyrisht, kjo shqyrton thellësisht çështjen e reformave në gjyqësor dhe sundimin e së drejtës sepse, është element thelbësor në procesin qasës. Pikërisht për këtë, e ndjekim zhvillimin në çdo fazë nga vetë hapja e negociatave deri në anëtarësimin e vendit” – tha David Geer,

Kritika të ashpra sa i përket sistemit gjyqësor dhe sundimit të së drejtës janë adresuar edhe në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili u publikua dje. Në këtë raport mes tjerash thuhet se ekzistojnë funksionarë të implikuar në korrupsion dhe se roli dominues i qeverisë në ekonomi, krijon mundësi korrupsioni.

Në raport është theksuar edhe mungesa e pavarësisë gjyqësore dhe uljes së besimit në gjyqësor, për të cilën thuhet se, rastet e mosveprimit adekuat të gjyqësorit, presionet joadekuate politike dhe afariste ndaj gjykatësve, drejtësia e stërzgjatur si dhe financimi joadekuat dhe ekipimi i gjyqësorit vazhduan ta pengojnë efikasitetin e gjyqësorit dhe të ndikojnë në besimin e qytetarëve në sundimin e së drejtës. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

You may also like