Neve na ndihmojnë hajnat, na i paguajnë faturat prej pareve të “djersës”

by admin
Spread the love

Kundër shtrenjtimit të rrymës ka reaguar edhe aktori Çun Lajçi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Aktori ka bërë të ditur se sot ka pranuar një mesazh nga KESCO rreth njoftimit për tarifat e reja duke filluar nga dita e sotme.

Ai madje i është drejtuar kryetarëve të partive, e atyre të lagjeve periferike, duke ju thënë nëse do kenë mundësi ta paguajnë.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Eh, sa u inspirove me vazhdua romanin “Kaçakët” më erdhi ky njoftim e akull u bana: a kan pare kryetarët e partive, këta t’lagjeve perferike, me pagua, se mua m’del boll pensioni thash?

Baba ka qenë ma zemër gjanë se unë: Hajt more se na ndihmon Zoti, thoshte!

Po de, edhe neve na ndihmojnë hajnat, na i paguejnë faturat prej pareve të “djersës”!


You may also like