Netanyahu i gatshëm të ndërmjetësojë për arritjen e paqes mes ukrainasve dhe rusëve

by admin
Spread the love

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, është i gatshëm të ndërmjetësojë për arritjen e paqes ukrainaso-ruse.

Ai pohoi se kjo do të varet nga të dyja palët, të cilët duhet të bëjnë një kërkesë zyrtare në “kohën dhe rrethanat e duhura”.

I pari qeverisë izraelite zbuloi se kishte refuzuar ftesën për të ndërmjetësuar kur ishte lider i opozitës.

Naftali Bennett, paraardhësi i Netanyahut, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin në muajin mars dhe foli me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por nuk mundi të ndërmjetësonte një marrëveshje paqeje.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.


Top Channel

You may also like