Netanyahu dhe Blinken konferencë të përbashkët, Sekretari Amerikan i Shtetit: SHBA është me Izraelin

by admin
Spread the love

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbajtën një konferencë të përbashkët në Tel Aviv.

Netanyahu falënderoi Blinken për vizitën e tij, si në anglisht ashtu edhe në hebraisht.

“Vizita juaj është një shembull tjetër i prekshëm i mbështetjes së qartë të Amerikës për Izraelin”, i tha ai Blinkenit.

Netanyahu tha, përmes sulmit të kësaj fundjave, “Hamasi e ka treguar veten se është armik i qytetërimit”.

Nga ana tjetër Blinken shprehu mbështetjen e plotë të Izraelit nga SHBA-ja.

“Duhet të qëndrojmë së bashku për të konfrontuar më të keqen e njerëzimit, duhet të kemi alternativa për të ndëshkuar terrorin, SHBA do të qëndrojë me Izraelin, duke punuar me popullin e tij, jemi të angazhuar me një vizion, Lindje të Mesme me prosperitet”, tha Blinken.


Top Channel

You may also like