Nesër Zelensky video-mesazh në Parlamentin e Shqipërisë, vjen lajmi i papritur nga selia e Kuvendit

by admin
Spread the love

Nesër pritet që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nëpërmjet një video-mesazhi do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë. Mirëpo Kuvendi ka bërë një ndryshim të orarit se kur do të nis seanca plenare. Mësohet se seanca ishte parashikuar që të mbahej në orën 11:00, por do të nisë në orën 13:00.

Njoftimi:

“Të nderuar kolegë,

Ju njoftoj se seanca plenare e posaçme e Kuvendit të Shqipërisë, gjate se ciles Presidenti i Ukrainës, z. Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit , do te zhvillohet neser, ditën e martë, datë 3 maj, ora 13:00.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

Faleminderit!”-thuhet në njoftim.

You may also like