Nesër mbahet turneu përkujtimor “Rama – Domi”

by admin
Spread the love

Nesër do të mbahet turneu përkujtimor për dy futbollistët e gjeneratës së artë të Prishtinës, Favzi Rama dhe Faton Domi, të cilët humbën jetën me 22 nëntor të vitit 1987 në Volljakë të Klinës.

Rama luante për Lirinë e Prizrenit dhe Domi për Vëllaznimin e Gjakovës në vjeshtën e vitit 1987.

Me mbështetjen e FFK-së dhe komunës së Prishtinës e Ligës së Veteranëve, nesër mbahet turneu përkujtimor “Rama – Domi”.

Turneu mbahet në stadiumin e Flamurtarit të Prishtinës duke filluar në orën 11.30

Ndeshja e parë është Përzgjedhja e Prishtinës – Dukagjini veteranët dhe ndeshja e dytë mes Lirisë dhe Vëllaznimit.

You may also like