Nesër do ketë të reshura të rrëmbyeshme të shiut dhe erë të fortë

by admin
Spread the love

DPHM njoftoi se nesër koha do jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu, sidomos paradite. Lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugperëndimor (me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë). Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri 12, ndërsa ato maksimale prej 12 deri 19 gradë.

Në Shkup paradite moti do jetë me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë.

Sipas DPHM-së, nën ndikim të valës së lagësht, deri të hënën paradite koha do të mbetet me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat do të jenë më të mëdha (mbi 35 litra për metër katrorë për tërë periudhën). Pastaj, deri nga mesi i javës së ardhshme do të mbizotërojë mot stabil.

MARKETING



You may also like