“Nëse vetëm edhe në një lojë dëmtohemi atëherë….”/ Klubi i Ballkanit publikon video në ‘Facebook’ dhe pretendon se është dëmtuar nga Dardan Çaka

by admin
Spread the love

Klubi futbollistik i Ballkanit nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar ndaj ndarjes së drejtësisë në dy ndeshjet e saja kundër Prishtinës në Kupën e Kosovës dhe në ndeshjen e ditës së sotme kundër Drenicës.

Pak minuta më parë përmes postimit treguan se janë të shqetësuar për ndarjen e drejtësisë në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara, duke thënë se gjyqtari, Dardan Caka ka ndikuar në rezultatin kundër Prishtinës i cili rrjedhimisht solli edhe eliminimin e tyre nga Kupa e Kosovës.

Ndër të tjera ata u shprehën të pa kënaqur edhe për gjyqtarin e ndeshjes së sotme kundër Drenicës, Alban Shalën në të cilin ata aludojnë se nuk ka akorduar dy penallti. E para sipas tyre ishte rasti i pjesës së parë në prekjen të topit me dorë nga një futbollist i Drenicës dhe ndaj një ndërhyrje të palejuar në Ermal Krasniqin brenda zonës së rreptësisë.

Ata kanë treguar në fund se nëse edhe vetëm në një lojë do të dëmtohen në këto mënyra do të marrin vendimet më të dëmshme për futbollin e Kosovës për të cilat do të pësoj rinia dhe sporti i Kosovës.

Kujtojmë që Ballkani është në vendin e parë në tabel me 54 pikë të grumbulluara, pesë më shumë se ndjekësi i saj i parë Gjilani.

You may also like